ZYRTARE/ Zgjedhjet e 6 marsit, Berisha konfirmon koalicionin me LSI-në

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se në 6 mars do të futet në garë me koalicion.

“Edi Rama ka konfiskuar me një akt madhor kriminal politik siglën e PD-së. Ne e konsiderojmë të konfiskuar dhe qëllimi më madhor ishte që ne të mos merrnim pjesë në këto zgjedhje.

Ne marrim pjesë në zgjedhje, sepse bojkoti nuk është opsion për ne. Do të ketë një marrëveshje me një koalicion në përputhje me ligjin dhe në atë marrëveshje do të paraqitet edhe logoja, të cilin cdo shqiptar e ka të qartë, që logon e vërtetë tonë e ka konfiskuar Edi Rama.

Po padiskutim, LSI është pjesë e këtij koalicioni dhe po shikohen modalitetet që përcakton ligji” tha ai.


Shtuar 31.01.2022 14:03