Edison Kola ka zyrtarizuar largimin nga Tirana, duke bërë me dije se në sezonin 2026/27 nuk do të jetë më pjesë e skuadrës bardheblu.
Njoftimi u dha nga vetë mbrojtësi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai shprehu vlerësim për periudhën te Tirana dhe falënderoi presidentin, stafin teknik dhe tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë.
Të lidhura
None found
Kontrata e 25-vjeçarit përfundonte në fund të këtij sezoni dhe palët vendosën të ndanin rrugët. Para aventurës me Tiranën, Kola ka luajtur kryesisht në kampionatin grek, ku është aktivizuar me Giouchtas, AEL Larisa, OF Ierapetra dhe Ergotelis.
POSTIMI:
“Ishte një nder i madh të vishja fanellën e këtij klubi historik dhe të përfaqësoja ngjyrat bardheblu. Dua të falenderoj drejtuesit, trajnerët, stafin, bashkëlojtarët dhe mbi të gjitha tifozët për mbështetjen dhe respektin që më kanë treguar gjatë kohës time këtu. Ju uroj suksese të mëdha në vazhdim.
Me respekt, Edison Kola.”
