ZYRTARE: Arben Vitia kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë e ka zyrtarizuar Arben Vitinë si kandidat për kryetar të Kryeqytetit.

Ministri i Shëndetësisë do të garojë për të parin e kryeqytetit me partinë e kryeministrit Albin Kurti.

Njoftimi i plotë:

Dje pasdite, është mbledhur Këshilli i Qendrës së Prishtinës, për të votuar kandidatin për Kryetar të Prishtinës nga rradhet tona dhe kandidatët për asamblenë komunale.

Në një proces demokratik e të mirë menaxhuar në aspektin e respektimit të masave anti-covid, delegatët nga pikat tona në fshatra e qytet, kanë votuar me shumicë votash kryetarin e Qendrës sonë, Arben Vitia, si kandidat për kryetar të Prishtinës.

Në bazë të statutit tonë, delegatët votuan edhe gjysmën e kandidatëve për asamble në listën tonë, listë e cila e plotë do të publikohet në fillim të javës./albeu.com


Shtuar 14.08.2021 19:13