Zonja e parë e Ukrainës: I kemi kërkuar ndihmë OBSH, jemi nën stres të vazhdueshëm

Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska thotë se Ukraina i është drejtuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë për këshilla për shëndetin mendor pasi vendi është “nën stres të vazhdueshëm” nga pushtimi.

Në një intervistë me BBC World TV pas një nate sulmesh me raketa, gruaja e Presidentit Volodymyr Zelensky thotë se qeveria po ofron mbështetje psikologjike për ukrainasit, ndërsa ata përballen me bombardimet prej muajsh.

“Ne kemi qenë nën stres të vazhdueshëm që nga 24 shkurti dhe kjo nuk zbutet. Kemi nevojë për ndihmë të ekspertëve dhe kjo është arsyeja pse ne i jemi drejtuar OBSH-së që po na ndihmojnë me ndihmë psikologjike”, tha ajo./albeu.com


Shtuar 28.07.2022 14:21