Mesditën e sotme rreth orës 13.10, një vatër zjarri ka djegur plotësisht një stan bagëtish në fshatin Mashkullorë, ku është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të shpëtuar banesat nga flakët.
Flakët u shfaqën mesditën e sotme, rreth orës 13.10 në një ambient që përdorej për mbajtjen e kafshëve shtëpiake.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje është nisur automjeti zjarrfikës me efektivët.