Foto ilustruese
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Nr.9 të qytetit të Durrësit.
Për pasojë dyshohet se ka humbur jetën një person.
Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja dhe polica ndërsa shkaku i zjarrit nuk dihet ende.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 9, Durrës, është gjetur në banesën ku jetonte vetëm, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. G., rreth 65 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.