Zjarri në oborr mori mbarë kullotat, gruaja në Lezhë përfundon në komisariat

Një zjarr i ndezur në oborrin e banesës ka sjellë dëme të mëdha në Lezhë pasi flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë djegur kullotat.

Për këtë ngjarje është proceduar penalisht si zjarrëvënëse një grua në Ishull të Shëngjinit.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, proceduan penalisht shtetasen Z. T., banuese në Ishull Shëngjin. Kjo shtetase ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me barishte dhe kullota.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 10.08.2021 12:38