Zjarri në Majën e Rrunës mbetet problematik, situata në Tropojë dhe Has më e qetë

Situata e zjarreve në qarkun Kukës vijon të mbetet probelmatike për disa zona. Zjarri i rënë në majën e Rrunës  (Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematik me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, forcat e DMR-së Kukës.

Sot janë angazhuar për izolimin e kësaj vatre zjarri 10 forca të MZSH-së, 8 forca të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 15 forca të DMR-së Kukës. Gjithash është bërë kërkesë për helikopterë.

Vatra e zjarrit të rënë në vendin e quajtur Stanet e fshatit Morinë zonë  e mbrojtur Mali Koritnikut Nj.Ad Tërthore, bashkia Kukës vazhdon të jetë aktive.

Për izolimin e kësaj vatre janë angazhuar 5 punonjës të AZM Kukës dhe 10 forca nga Nj.Ad Tërthore bashkia Kukës.

Situata në bashkitë Tropojë dhe Has është e qetë./albeu.com


Shtuar 20.08.2021 09:06