Pas mbylljes së seancës së sotme plenare, ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla, foli për gazetarët, ku komentoi aksionin e deputetëve të PD-së jashtë sallës, ku u përleshën me gardën dhe me deputetët e PS-së.
Balla thekson se është një përsëritje e marrëzive të kaluara të opozitës dhe ndodh në një moment historik, kur Shqipëria po bëhet gati për tu anëtarësuar në BE.
“Pjesa më e madhe, e njoh, nuk është situatë që ndodh për herë të parë. Është bërë dhe çdo vjeshtë, edhe para 1 viti ishte e njëjta situatë.
Sa herë që Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm të rrugëtimit të vetë drejt BE-së, kemi konferencën e dytë qeveritare mes Shqipërisë dhe BE që hap kapitujt e anëtarësimit të vendit.
Kush mendon se kjo sjellje ka të bëjë me një vendim të caktuar gjykate e ka gabim. Kush mendon ti marrë shqiptarët për budallenj e ka gabim. Një situatë që e kemi parë shpesh.
Kush mendon të përsërisi të njëjtin marrëzinë dhe të presi rezultat të ndryshëm është budalla thotë Anjshtanji. Dhuna nuk ka vend në demokraci. Nëse do isha deputet i opozitës do e përdorja këtë nder duke folur ne emër të popullit.
Në demokraci pushtetet janë të ndara, legjislativi, ekzekutivi, gjyqësori.
PS nuk komenton vendimet e gjyqësorit. Është ndryshe të komentosh një fenomen dhe ndryshe një vendim gjykate.
Ai fenomen duhet të marri fund. Kur vendimet e gjykatave bien në kundërshtim me njëra tjetrën kemi një autoritet mbi palët Venecian”.