Qindra zjarrfikës po zhvillojnë një betejë të vështirë me flakët që prej ditës së djeshme, pas zjarrit në verilindje të Atikës, që fillimisht u shfaq shfaq në zonën e Varnavasit dhe tashmë ka arritur në Penteli duke kërcënuar edhe Nea Makrin.
Përfaqësuesi i shtypit i departamentit të zjarrfikësve, në përditësimin e tij të parë të hënën në mëngjes, tha se “të gjitha forcat e Mbrojtjes Civile luftuan fort gjatë gjithë natës dhe pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore, zjarri u zhvillua me shpejtësi”.
Një pasqyrim më të mirë të kësaj situate sjell imazhi i kapur jashtë spitalit të fëmijëve Penteli, nga i cili është dashur të largohen gjithsej 29 fëmijë.
Një zjarrfikës i rraskapitur pas luftës me flakët shihet i shtrirë përtokë duke pushuar.
Të paktën 510 zjarrfikës me 16 grupe komando pyjore dhe 152 automjete, si dhe një numër i madh vullnetarësh po punojnë në frontin e madh të zjarrit në verilindje të Atikës, me ndihmën e të gjitha agjencive përkatëse.