Zjarret e mëdha në Kanada, miliona njerëzve u kërkohet të vendosin maska

Miliona njerëz në Amerikën e Veriut janë këshilluar të mbajnë maska N95 jashtë për shkak të niveleve të dobëta të cilësisë së ajrit të shkaktuara nga zjarret intensive në Kanada.

Nju Jorku do të fillojë shpërndarjen e maskave falas sot, ndërsa Kanadaja ka thënë se njerëzit duhet të mbajnë maskë nëse dalin nga banesa.

Zyrtarët paralajmërojnë se kushtet e rrezikshme të tymit pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

Pjesa më e madhe e tymit vjen nga Quebec, ku ka 150 vatra zjarri.

Më shumë se 15,000 banorë pritet të detyrohen të evakuohen në provincë, thanë zyrtarët të mërkurën.

Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul njoftoi të mërkurën se Nju Jorku do të shpërndajë një milion maska për banorët e shtetit të enjten.

“Kjo është një situatë e përkohshme. Kjo nuk është Covid,” tha ajo në një konferencë shtypi.


Ekspertët kanë vënë në dukje një stinë më të ngrohtë dhe më të thatë se normalja. Këto kushte parashikohet të vazhdojnë gjatë gjithë verës.

Zjarret në të gjithë Kanadanë kanë djegur tashmë më shumë se 9.4 milion hektarë tokë – një sipërfaqe 12 herë më shumë se mesatarja 10-vjeçare për këtë periudhë të vitit.

Më shumë se 600 zjarrfikës amerikanë janë dërguar në Kanada për të ndihmuar zyrtarët lokalë, njoftoi Shtëpia e Bardhë të mërkurën.

Gjithashtu të mërkurën, presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau zhvilluan një telefonatë për të diskutuar situatën aktuale.


Shtuar 8.06.2023 07:20