Zjarr pranë një biznesi në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Një zjarrë ka shpërhyer pak minuta më parë në afërsi të një subjekti tregtar në Gjirokastër.

Nga të dhënat e para që vijnë nga vendi i ngjarjes, mësohet se kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme.

Burimet bëjnë me dije se zjarri është vendosur rreth orës 21:30 minuta, shumë pranë një subjekti që tregton materiale ndërtimi.

Zjarri është konstatuar nga pranari i subjektit, L.B.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe moslejimin e përhapjes së tyre.


Shtuar 28.07.2024 23:25