Zjarr në një spital në Pekin, 29 të vdekur, pacientët përdorën çarçafë për të shpëtuar

Të paktën 29 persona kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën pasdite në një spital në Pekin.

26 prej viktimave janë pacientë.

Tre  viktimat e tjera ishin një infermiere, një asistent mjekësor dhe një anëtar i familjes, tha Li Zongrong, nënkryetari i distriktit Fengtai.

Zjarri në spitalin privat Changfeng detyroi dhjetëra njerëz të evakuoheshin dhe bëri që disa nga të bllokuarit të iknin nga dritaret duke përdorur çarçafë të lidhur së bashku.

Shkaku i zjarrit është duke u hetuar./Albeu.com/

 


Shtuar 19.04.2023 08:03