Paraditen e sotme, një zjarr ka rënënë hyrje të fshatit Erind të Bashkisë Gjirokastër.
Flakët e zjarrit kanë arritur edhe në një parcele të sapombjellë, ndërkohë që ka rrezikuar edhe ullishtet në parcelën ngjitur saj.
Në vendngjarje ka shkuar reparti zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe mosavancimin e flakëve në drejtim të ullishteve dhe drurëve frutorë.
Zjarrvënësi dyshohet të jetë pronari i parcelës.