Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar në Qeparo në një zonë të pyllëzuar.
Për të bërë të mundur shuarjen e flakëve është ndërhyrë edhe me helikopter nga ajri, ndërsa situata mësohet se është ende problematike.
Sipas informacioneve paraprake, zona ka një reliev të vështirë, për të bërë të mundur ndërhyrjen edhe nga toka.