Zjarr i fuqishëm te masivi i pishave në Gërhot në Gjirokastër/ Zjarrfikësit në luftë me flakët

Ditën e sotme, ka shpërthyer një zjarr te masivi i pishave në lagjen Gërhot në Gjirokastër. Zjarrfikësit me mbërritjen në vendngjarje konstatuan vatrën e zjarrit, e cila po përhapej me shpejtësi duke mare drejtimin verior.

Raportohet se aktualisht, është edhe një tjetër vatër zjarri.

Gjithë shërbimi zjarrfikës, përveç një grupi shërbimi, i cili qëndron i gatshëm në stacion, janë në operacion.

Zjarri po merr përmasa të mëdha dhe po kërkohet ndihmë që të vinë edhe forcat vullnetare.


Shtuar 29.07.2024 13:15