Një pallat në kompleksin Aura, në zonën e Laprakës në Tiranë, është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një prej godinave të kompleksit, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Të lidhura
None found
Banorët e zonës janë shprehur të shqetësuar, duke pretenduar se mjetet zjarrfikëse kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje, çka sipas tyre ka ndikuar në përhapjen e zjarrit.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për shkaqet e zjarrit.
