Zhvillimet në PD, Gazment Bardhi mbledh grupin parlamentar

Gazment Bardhi ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Javën e kaluar u caktua data për zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike.
Kryesia e Partisë Demokratike doli me vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve për kreun e partisë më 29 korrik. ndërsa ka vendosur afat deri më 20 qershor për dorëzimin e kandidaturave për kreun e ri të partisë.

Pritet me interes nëse do të fute në gare Lulzim Basha, i cili tashmë i është rikthyer politikës aktive. Ndërkohë, Kryesia u ka lënë kandidatëve rreth 1 muaj kohë për fushatën për kreun e partisë dhe më pas do të mbahen zgjedhjet. Sa i takon Kuvendit Kombëtar, duhet të mbahet brenda muajit shtator, për të bërë edhe ndryshimet stautsore.

Pak ditë pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit, Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së dhe pozicioni i kreut të grupit parlamentar.

Pas dorëheqjes së tij, Alibeaj tha se partia duhet të riorganizohet për t’u ndarë nga Sali Berisha dhe për të ndërtuar aleancë me potencial për zgjedhjet e vitit 2025. Si rrjedhojë, Gazment Bardhi u zgjodh kryetar i grupit parlamentar pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj.

Sakaq largimi Alibeajt ka sjellë në dritë skenarin për rikthimin e Lulzim Bashës. Burime bëjnë me dije se Lulzim Basha do të zhvillojë sot një takim me të rinjtë e FRPD-së në një hotel në Tiranë. Ia vlen të theksojmë se Lulzim Basha nuk ka folur publikisht për një rikthim në PD. Mbetet për tu parë se si do procedohet me liderin e PD-së zyrtare./albeu.com/


Shtuar 12.06.2023 13:49