Zhgënjehen kritikët e Bashës! Pas Topallit edhe Murrizi ngel jashtë Kuvendit, kaq vota mori nga shqiptarët

Vazhdon me shpejtësi numërimi i votave në Shqipëri. Prej orëve të para të numërimit maxhoranca kryeson ndjeshëm me 48.88 % të votave ndaj PD me 39.27 % të votave.

Partia e tretë më e votuar në Shqipëri është LSI me 6.97% të votave ose ndryshe 59 047 vota në të gjithë Shqipërinë.

Partia PSD e Tom Doshit ka siguruar deri tani 2 mandate por shumë politikanë të njohur kanë mbetur jashtë Kuvendit.

Edhe partia e re PDLSH e demokratit Myslim Murrizi ka marrë vetëm 0.3 % të votave  ose ndryshe 2570 vota duke e lënë demokratin jashtë Kuvendit të Shqipërisë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe për Jozefina Topallin, Rudina Hajdarin dhe emra të tjerë të politikës.

Rezultatet priten edhe të ndryshojnë pasi deri tani janë numëruar vetëm gjysmat e kutive të votimit. /albeu.com

 


Shtuar 26.04.2021 17:35