Çështja e zhdukjes se Ervis Martinajt dhe përfshirja e ish-efektivit te policisë Jeton Lami ka detyruar krerët më të lartë te Policisë së Shtetit të zhvillojnë një takim ne Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se takimi është mbajtur gjatë ditëve të fundit ne ambientet e SPAK.
Burime bëjnë me dije se Jeton Lami, i arrestuar për shpërdorim detyre, si personi që ndihmonte Martinajn të lëvizte i lirë në kohë kur ishte në arrati, është transportuar nen masa të rrepta sigurie nga Burgu i Shën Kollit ne Lezhe, drejt burgut 302 në kryeqytet.
Kur ka kaluar me shume se një muaj nga denoncomi familjareve se kanë humbur kontaktet me Ervis Martinaj, Prokuroria e Kurbinit nuk ka ende asnjë përgjigje për fatin e tij. Burimet bëjnë me dije se, drejtuesit e policisë kanë kërkuar që dosja për zhdukjen e Martinajt te transferohet nga prokuroria e Laçit në prokurorinë e Posaçme.