Zhdukja e 31-vjeçarit në Vlorë/ Motra: Më informoi pronari i lokalit, cila ishte biseda e fundit me vëllanë

Një rast urgjent për ndihmë mbërriti në redaksinë e emisionit “Me zemër të hapur”, ku i riu nga Vlora Dhimo Dhimaj, humbi kontaktet me familjen mëngjesin e datës 2 tetor dhe që prej 5 ditësh nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Kushëriri i tij i parë ka ngritur alarmin për zhdukjen e 31-vjeçarit, teksa shprehet se Dhimo punonte kamerier te një lokal i njohur në Vlorë.

Pas trasmetimit të emisionit disa informacione mbërriten në redaksi.

Motra: “Ne çdo informacion na ndihmon. Na kanë dërguar një video, por nuk besoj se është një video e kohëve të fundit. Ne duam informacione të sakta. Dhimo është në video, por nuk besoj se është e kohëve të fundit. Unë e mësova zhdukjen e vëllait, kur më telefonoi pronari i tij. U shqetësuam dhe menduam ndoshta nuk ka bateri në celular, por kaluan ditë dhe asnjë informacion nuk kishte nga ana e tij. Herën e fundit kam folur me të dhe më ka kthyer përgjigje shkurt, duke thënë ‘jam mirë’.

Nuk më bënte të dyshoja, sepse mendoja kthen përgjigje shkurt se edhe lodhej nga puna, pasi punonte si kamerier.

Në gusht e kam takuar dhe ishte shumë mirë. Nuk kam kuptuar asgjë nga takimet me të. Shkova në shtëpi në Vlorë dhe çdo send i tij ishte aty, këpucët dhe çanta. Që pas datës 2 tetor komshinjtë thonë se nuk e kanë parë. Është hera e parë që largohet kështu. Jam shumë e shqetësuar, jam në stres. Nëse ka ikur vetë, të kthehet dhe se çdo problem do ta zgjidhim. Kam gjetur mandate që flasin për borxhe. Ne ia kemi marrë rrjetet sociale dhe nuk kemi gjetur asnjë kontakt të dyshimtë. Ne kemi jetuar veçmas, por kemi shkuar gjithmonë mirë”.

Djali i tezes, Ergysi:Shumë njerëz edhe janë tallur me rastin. Unë do doja që qytetarët e Vlorës të na ndihmonin më shumë”.


Shtuar 8.10.2024 14:19