Zhduken vajzat 15 dhe 16 vjeç, prindërit i denoncojnë në polici

Një 38-vjeçar në Tiranë ka denoncuar në polici humbjen e vajzës së tij. Ai ka deklaruar se vajza 16 vjeçe është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Kanë nisur kërkimet nga ana e policisë.

“Më datë 12.01.2022, shtetasi A. Q., 38 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Edhe një 43-vjeçar në Prrenjas ka denoncuar humbjen e vazjës së saj.

“Më datë 12.01.2022, shtetasja N. Ç., 43 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, shtetasja me iniciale Xh. Ç., 15 vjeçe, banuese në Prrenjas”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Po ashtu, një 27 vjeçare në Konispol ka denoncuar humbjen e vëllait të saj

“Më datë 12.01.2022, shtetasja M. Gj., 27 vjeçe, banuese në Shëndëlli, bashkia Konispol, ka kallëzuar se më datë 14.12.2021, është larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi F. D., 22 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.

/albeu.com/


Shtuar 13.01.2022 16:38