Zgjidhet kryetari i ri i degës numër 4 të PD-së në Tiranë

Kanë përfunduar zgjedhjet në degën numër 4 të PD, në Tiranë. Tre kandidatë synonin kryesimin e kësaj dege, në fund anëtarët zgjodhën Endrison Breçanin si kryetar të tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur, anëtari i këshillit kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha.

“Sot përfunduam procesin e zgjedhjeve për Kryetar të PD, Dega 4. Pas një gare dinjitoze mes tre kandidatëve, kryetar u zgjodh Endrison Breçani.

Endrisoni, një i ri me energji dhe vizion, ka marrë mbështetjen e rreth 70% të votave të strukturës, duke dhënë një mesazh të qartë politik: të rinjtë motivojnë dhe frymëzojnë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë!

Partia Demokratike, Dega 4, pas një procesi shembullor, del më e bashkuar, më e fortë dhe më e motivuar se kurrë më parë! Një falënderim i veçantë për garën pozitive që zhvilluan z. Valter Lilo dhe z. Ndue Marashi !

Të gjithë demokratët, së bashku me Sali Berishën, jemi të vendosur të rrëzojmë këtë narkoshtet që ka marrë peng vendin tonë! Është radha jonë për të bërë ndryshimin!”


Shtuar 19.01.2025 22:05

Tags: ,