Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, ka nisur që prej orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në orën 18:00.
Deri më tani është publike është bërë pjesëmarrja deri në orën 11:00, ku më anë të një deklarate Albana Vokshi deklaroi se kanë marrë pjesë mbi 14.000 demokratë.
Deputeti i PD, Tritan Shehu pasi ka hedhur votën e tij në Gjirokastër për një kandidatët mes Sali Berishës dhe Ibsen Elezit është shprehur se rezultati i këtyre zgjedhjeve do të bëhet i ditur mbrëmjen e sotme.
“Sapo votova në Gjirokastër pasi isha në Memaliaj, Tepelenë, Këlcyrë, Përmet. Do vazhdoj edhe në Lazarat për të parë ecurinë e këtij procesi që po ecën mjaft mirë. Krejt i rregullt.
Anëtarët e PD po votojnë në bazë të vullnetit të tyre për kryetarin e ardhshëm të PD që sonte në darkë do bëhet i ditur se kush do të jetë pasi të numërohen skedat e votimit në të gjithë vendin.
I uroj anëtarët e PD për këtë respektim që do na çojë në formatimin e strukturave drejtuese të PD, konsolidimin e saj dhe përballjen me regjimin që duhet shembur. Ndryshe e ardhmja e Shqipërisë është në një dyshim shumë të madh”, tha Shehu./albeu.com