Kosovë- Një nga incidentet e para të procesit zgjedhor është raportuar në qytetin e Suharekës. Një person u arrestua për pengim të procesit zgjedhor.
Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi të Prokurorit të shtetit ku thuhet se personi ka thyer dritën fluroshente.
“Me urdhër të prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka ndaluar një person, në Komunën e Suharekës, për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit’’ nga neni 214 i KPRK-së. Prokurori i Shtetit njofton opinionin se i dyshuari ka penguar procesin e votimit duke prishur rendin dhe qetësinë dhe më pas e ka thyer dritën fluoreshente”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim potencohet se me urdhër të prokurorit të Shtetit personi është në ndalim.