Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, do të renditet i pari në fletën e votimit për zgjedhjet e 4 Gushtit, ndërsa Petro Gjikuria do të jetë i renditur i dyti.
Pas hedhjes së shortit nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, ky ishte rezultati i goglave.
Pak ditë më parë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ka miratuar sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Himarë.
Sasia që duhet të prodhohet për zgjedhjet për kryetar të bashkisë Himarë, është 23.535 fletë votimi.
Komisioneri caktoi edhe Vendin e Numërimit të Votave të KZAZ-së nr. 88, Godina e Fushës së Sportit, Rruga “Apelistra”, salla e mbledhjeve e Këshillit Bashkiak, Bashkia Himarë.