Zgjedhjet në Gjermani, qendra e majtë fiton ngushtë kundër partisë së Merkel

Sipas rezultateve paraprake, Social Demokratët e Gjermanisë (SPD) kanë fituar ngushtë zgjedhjet federale të vendit, duke mposhtur partinë e kancelares në largim Angela Merkel.

SPD siguroi 25.7% të votave, ndërsa blloku konservator CDU/CSU në pushtet fitoi 24.1%.

Të Gjelbrit arritën rezultatin më të mirë në historinë e partisë së tyre, duke dalë në vendin e tretë me 14.8% të votave.

Tani duhet krijuar një koalicion për të formuar një qeveri, raporton albeu.com.

Kreu i SPD, Olaf Scholz, tha më herët se partia e tij kishte një mandat të qartë për të sunduar, pasi ata filluan të kryesojnë..

Gjithsesi, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve do të duhet kohë për krijimin e qeverisë.

Kancelarja në largim, Angela Merkel duhet të presë derisa të krijohet një koalicion, pra thuajse deri për Krishtlindje.


Shtuar 27.09.2021 08:05