PROFIL/ Olaf Scholz, Kancelari i ri gjerman dhe njeriu që zëvendësoi Angela Merkel

Olaf Scholz do të jetë Kancelari i ri i Gjermanisë.

Tre partitë gjermane, Social Demokratët, Të Gjelbrit dhe Liberalë demokratët kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i japë fund epokës së kancelares Angela Merkel dhe Olaf Scholz është emri që do ta zëvendësojë atë në detyrë.

Qeveria e re në Gjermani mbështet Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në integrimin europian.

Scholz, kreu i socialdemokratëve të qendrës së majtë, tha se ai pret që anëtarët e partive të japin bekimin e tyre për marrëveshjen në 10 ditët e ardhshme. Në një konferencë shtypi, Scholz dhe udhëheqës të tjerë dhanë disa indikacione se si do të qeveriste koalicioni.

Ministri gjerman i Financave do të drejtojë qeverinë e re gjermane, pasi drejtoi Partinë e tij Social Demokratike (SPD) drejt një fitoreje të ngushtë në zgjedhjet parlamentare në Gjermani. SDP fitoi 25.7% të votave, ndërsa Unioni Kristian Demokratik (CDU) i Angela Merkel mori 24.1%, sipas numëruesve të votave, teksa Partia e Gjelbër mori 14.8% të votave dhe Partia Liberale Demokratike (FDP) mori 11.5 % e votave.

Sipas CNN, Scholz e ka pozicionuar veten si një pragmatist dhe një lider i qëndrueshëm. Në fakt, stili i tij politik nuk është i ndryshëm nga ai i Merkel, të dy janë të ngjashëm në shumë mënyra, pavarësisht se vijnë nga partitë rivale. Ai dikur quhej me pakënaqësi si “Scholzomat” (Scholzomaton), por ai ia doli të lërë prapa imazhin e tij të vjetër robotik, teknokratik dhe siguroi një marrëveshje për të qeverisur. Ish-kryebashkiaku 63-vjeçar i Hamburgut u premtoi votuesve vazhdimësi pas 16 vitesh nën drejtimin e zonjës konservatore Merkel, edhe pse ai ishte kandidat për rivalin e Partisë Social Demokrate (SPD).

“Ai shfaqet si i qetë, i matur, i qëndrueshëm. Drejtuesit e SPD janë kryesisht të prirur nga e majta dhe fillimisht nuk e mbështetën atë. Kështu që ne nuk e dimë akoma kë do të mbledhë rreth tij dhe kush do të ndikojë në stilin e tij të udhëheqjes”, tha Corinna Hoerst e Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara (GMF) në Bruksel.

63-vjeçari, një anëtar i përjetshëm i SPD, lindi në Gjermninë perëndimore. Scholz shërbeu si ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë e parë të koalicionit të Merkel në fund të viteve 2000. Në vitin 2011 ai u zgjodh kryebashkiak i Hamburgut, një pozicion që ai e mbajti deri në 2018. Që atëherë, ai ka shërbyer si zëvendëskancelar dhe ministër i financave në qeverinë e madhe të koalicionit të Merkel, një pozicion i fuqishëm në politikën kombëtare gjermane.Profili i tij u rrit edhe më tej kur ai mbikëqyri programet bujare të Gjermanisë për kompensimin e koronavirusit për bizneset, punonjësit dhe ata që humbën të ardhurat sepse duhej të karantinoheshin gjatë pandemisë.

Sidoqoftë, karriera politike e Scholtz është prekur dhe nga shumë skandale. Si kryebashkiak i Hamburgut, ai u kritikua për qasjen e tij në Samitin e G20 në 2017, pasi ngjarja arriit në dhunë mes protestuesve dhe policisë. Ai është akuzuar edhe nëse ai u përpoq të ndikonte ndaj autoriteteve tatimore në emër të një banke në Hamburg, një skandal që i kushtoi shtetit gjerman miliarda euro. Ai mohoi të ketë kryer ndonjë krim, ndërsa nuk ka pasur prova specifike kundër tij. Kohët e fundit, Scholtz u detyrua të kthehej nga Berlini, ku po bënte fushatë, për t’iu përgjigjur pyetjeve të komitetit të financave të parlamentit. Kjo ndodhi pasi prokurori urdhëroi një hetim në Ministrinë e Financave për pengim të drejtësisë në njësinë për luftimin e pastrimit të parave.

Sidoqoftë, Scholz doli i pastër dhe akuzat ndaj tij nuk u bazuan në prova që mund ta përfshinin drejtpërdrejtë.