Presheva mban sot zgjedhjet e parakohshme lokale. Mëngjesin e sotëm janë hapur dyert e qendrës së votimit numër 3 në objektin e Komunës së Preshevës. Në këtë qendër janë tri njësi votimi.
Rreth 42 mijë qytetarë kanë të drejtë vote sot për të votuar për 38 këshilltarët për thirrjen e re të parlamentit lokal.
Për parlament ishin bërë bashkë, por shqiptarët e Preshevës në këto zgjedhje të jashtëzakonshme garojnë me gjashtë lista të ndryshme. Serbët janë në koalicion prej tetë partive serbe të bashkuara në partinë SNS.
Nga 7 lista zgjedhore, 4 janë parti politike, 2 janë grupe qytetarësh dhe njëra koalicion.
Kujtojmë se Kuvendi Komunal u shpërnda në mes të muajit dhjetor 2020 për arsye se nuk u mbajt asnjë seancë që nga 27 gushti 2020.
Ardita Sinani nga Partisë për Veprim Demokratik, është kandidatja e vetme femër që synon rikthimin në krye të komunës. Kurse, për të parin e komunës në garë është edhe Shqiprim Arifi nga Alternativa për Ndryshim, Ragmi Mustafa nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, Naser Azizi nga radhët e Unionit Demokratik Shqiptar, Armend Aliu nga Alternativa Demokratike Shqiptare, si dhe Sami Salihu nga Lëvizja për Reforma.
Kuvendi komunal u shpërnda në mes të muajit dhjetor 2020, për arsye se nuk është mbajtur asnjë seancë që nga 27 gushti 2020.
Në Preshevë sot mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale. Tashmë janë hapur dyert e qendrës së votimit numër 3 në objektin e Komunës së Preshevës.