Zgjedhjet e 25 prillit: Emigrantët nuk mund të votojnë!

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi konfirmoi se në zgjedhjet e 25 prillit Diaspora nuk do të votojë.

I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, Celibashi deklaroi se Shqipëria nuk e ka Diasporën, sepse nuk është e regjistruar dhe kjo është përgjegjësie e institucioneve që duhet ta kishin bërë punën e tyre më mirë.

Pyetje: Do të votojnë emigrantët?

Celibashi: Emigrantët nuk do të jetë e mundur të votojnë në këto zgjedhje. Janë rreth 3500 emigrantë që kanë deklaruar vendbanimin dhe as për ata nuk arritëm të gjenim një alternativë.

Ishte varianti i postës, por sa kohë ne nuk kaluam hapin e parë atë të modialiteteve të regjistrimit të kërkesave nuk mund të bëhet.

Kur kam marrë këtë detyrë kam menduar se do ishte një numër prej qindra, mijërash, por kur hyra aty pash që nuk e kemi Diasporën. Pash që nuk ishte e regjistruar. Institucionet duhet ta kishin bërë këtë punë më mirë dhe ta kishin nisur më herët.

 

 

 


Shtuar 26.03.2021 21:23