Këtë të hënë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka regjistruar partinë “Mundësia” në zgjedhjet e 11 majit.
Po ashtu, KQZ ka regjistruar edhe partinë Lëvizja “Shqipëria bëhet” në zgjedhje, si dhe Nismën Thurje.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, regjistroi edhe “Lëvizjen Bashkë” në zgjedhjet që do zhvillohen më 11 maj.
Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka regjistruar Partinë Socialiste, si dhe Partinë Demokratike në zgjedhje.