Zgjedhjet/ Berisha nga Himara: Rama po plaçkit tokat e shqiptarëve, një Lubi tjetër si Balluku bën ç’të dojë me pronat

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një vizitë në Himarë, ku mori pjesë në prezantimin e kandidatëve të koalicionit opozitar PD-ASHM, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Në një fjalim të fortë para qytetarëve, Berisha akuzoi qeverinë për uzurpim të pronave të shqiptarëve dhe rikthim të praktikave të së kaluarës.

Të lidhura

None found

Ai tha se “armiku më i keq është armiku i brendshëm që të merr lirinë”, duke iu referuar sistemit të ndërtuar nga kryeministri Edi Rama.

“Sot në Shqipëri ka ligje që janë kopje e ligjeve të vitit 1946. Rama ka krijuar një agjenci ku ka marrë në pronësi të gjithë territorin e shtetit shqiptar dhe i ka dhënë kontrollin një tjetër ‘lubi’ si Balluku, që bën çfarë të dojë me pronat e shqiptarëve”, deklaroi Berisha, duke iu referuar Elira Kokonës.


Shtuar 24.04.2025 12:21