Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot në Elbasan turin e takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit.
Tre kandidatët e përzgjedhur për fazën finale, Ardit Demiri, Ermira Urupi, Agron Lulaj po prezantojnë platformat e tyre para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë Elbasan.
Në fjalën e tij kryeministri tha se procesi i ripërtëritjes së socialiste është tepër i rëndësishëm dhe ftoi të gjithë kandidatët ta marrin seriozisht dhe të paraqesin platformat e tyre.
“Kjo është dita e tre kandidatëve këtu për t’u ballafaquar me ju dhe me komisionin e zgjedhjeve. Dua të shfrytëzoj këtë rast që t’i themi të gjithë atyre që presin që të kenë prezantimet dhe ballafaqimet e tyre të përgatiten seriozisht pasi kjo është një garë e hapur. Nga ana tjetër të gjithë bashkësitë socialiste nëpër qarqe të bëjnë sa më shumë propozime që dhe zgjedhja të jetë shumë e gjerë. Kam shumë i inkurajuar nga ajo që kam parë në distancë dhe sot jam këtu së bashku me deputetët e Elbasanit. Na vjen mirë që na jepet mundësia që të marrim pjesë në një proces si ky. Një proces që synon të ripërtërijë me një mekanizëm të ri strukturën e partisë Socialiste”, u shpreh Rama.
“Kudo ku kemi kandidatë cilësor do të kemi një bashkëdrejtim të partisë. Kjo është një garë e hapur, kemi kandidatë që meritojnë mbështetje për të kontribuuar në parti. Mos ta quajmë kryetarin e partisë një figurë babe. Ju uroj suksese kandidatëve. Më vjen mirë tja lë foltoren Blendit i cili drejton komisionin e posaccëm të përbërë nga sekretarët e partisë”, tha Rama mes të tjerash./albeu.com/