Nuk do të kemi përsëri një paraqitje të mahnitshme në tapetin e kuq nga ylli 25-vjeçar i “Euphoria”, Zendaya.
Zendaya ka konfirmuar se do të anashkalojë eventin vjetor të modës për të dytin vit radhazi. Ajo mungoi në Met Gala 2021 pasi kishte detyrime xhirimesh për “Euphoria” dhe do të mungojë sërish në këtë event për shkak xhirimeve.
“Unë e urrej të zhgënjej fansat e mi këtu, por do të jem duke punuar”, tha Zendaya për Extra. “Vajza juaj duhet të punojë dhe të bëjë disa filma, kështu që ju uroj të gjithëve më të mirat.”
Zendaya shtoi më tej se do të merret me tenis, duke iu referuar filmit të radhës “Changers”, i cili lidhet me një grup lojtarësh që konkurrojnë për Grand Slam, ku ajo do të jetë edhe producente e filmit./albeu.com