Gazetari i Al Jazeera, Wael Dahdouh ka mbuluar pa pushim konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve që nga data 7 tetor, kur Hamasi sulmoi Izraelin.
Gjatë raportimeve mbi tmerret në Gaza, gazetarit i mbërriti lajmi se në mesin e viktimave ishin edhe anëtarët e familjes së tij.
Gruaja, vajza dhe djali i korresnpondentit arab të Al Jazeera humbën jetën kur një bombë ra mbi shtëpinë në të cilën ishin strehuar.
Ishte kryeredaktori i televizionit, Mohamed Moawad, që përcolli lajmin e trishtë në rrjetet sociale, duke e shoqëruar dhe me pamjet rrëqethëse të reporterit që përpiqet të mbajë veten, por tronditja dhe dhimbja është me fortë se ai.
Aljazeera’ s brave veteran journalist Wael Dahdouh’s wife, son and daughter were killed in an Israeli airstrike which targeted a shelter house they had fled to. Wael received the news while on air covering the nonstop Israeli strikes on Gaza! pic.twitter.com/G2Z8UreboU
— Mohamed Moawad (@moawady) October 25, 2023
“Gruaja, vajza dhe djali i gazetarit tonë të guximshëm Wael Dahdouh janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite që goditën shtëpinë në të cilën ata kishin gjetur strehë. Wael mësoi për lajmin e kobshëm ndërkohë që raportonte pandërprerë për sulmeve izraelite në Gazë”, ka shkruar Moawad.
Trupat dhe tanket izraelite kryen gjatë natës një sulm tokësor në veri të Rripit të Gazës. Kjo u pohua edhe nga Ushtria e Izraelit e cila njoftoi se kishte goditur disa objektiva të militantëve, me qëllimin që “të përgatiste fushëbetejën” për pushtimin e pritshëm tokësor të enklavës, pas më shumë së dy javë bombardimesh shkatërruese që kanë marrë me mijëra jetë njerëzish në këtë territor.
/Albeu.com