Zemërimi i tifozëve kundër Conceicao: Goditet me gurë makina e tij, plagoset i biri

Tifozët e Portos nuk e pritën mirë humbjen e thellë në shtëpi të pësuar mbrëmë në Champions League ndaj Clube Brugge me rezultatin 0-4, dhe kjo gjë ka sjellë pasoja të rënda për trajnerin Sergio Conceciao.

Makina me të cilën udhëtoi ish-lojtari i Lazios dhe Interit në shoqërinë e gruas së tij dhe dy djemve, raporton “Record”, u bë objekt i një zemërimi nga tifozët vendas të cilët goditën me gurë makinën.

Njëri prej gurëve theu xhamin e makinës, duke goditur më pas njërin prej djemve të tij, por fatmirësisht pa pasoja të rënda./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.09.2022 14:26