Ukraina “mban qëndrimet e veta dhe nuk do të dorëzohet kurrë”, nënvizoi dje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky para deputetëve dhe senatorëve në Kongresin amerikan në Uashington.
Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit i dhanë Zelenskyt duartrokitje të forta gjatë fjalimit të tij në foltoren e kongresit.
Në kundërshtim me parashikimet më ogurzeza, Ukraina nuk ra. Ukraina është e gjallë dhe po lufton. Tirania ruse nuk na kontrollon më”, tha Zelensky nga foltorja, ndërsa fjalimi i tij njëzet minutësh shpesh ndërpritej nga duartrokitjet e parlamentarëve amerikanë.
Zelensky gives Nancy Pelosi a Ukrainian flag and a kiss on the cheek
— Citizen Free Press (@CitizenFreePres) December 22, 2022
Me këtë fjalim para Kongresit presidenti ukrainas përfundoi vizitën e tij të parë jashtë vendit pas pushtimit rus më 24 shkurt .
“Dëshiroj t’ju falënderoj, faleminderit shumë, për ndihmën financiare që na keni dhënë dhe ju mund të vendosni për këtë ”, nënvizoi Zelensky.
“Jo lëmoshë”
“Paratë tuaja nuk janë lëmoshë, janë një investim në sigurinë dhe demokracinë globale, të cilat ne i menaxhojmë në mënyrën më të përgjegjshme,” shtoi ai.
Kongresi pritet gjithashtu të miratojë afro 45 miliardë dollarë ndihma të reja humanitare dhe ushtarake për Ukrainën.
Zelensky e lidhi luftën me Rusinë me kërcënimin e paraqitur nga Irani, në një kohë kur republikanët akuzojnë presidentin amerikan Joe Biden se është shumë i butë ndaj Teheranit .
Ukrainian President Volodymyr Zelensky begins his address to Congress with a strong message: “Ukraine is alive and kicking” https://t.co/iWO2zu1LAX pic.twitter.com/yJqXAYXyTE
— CNN Politics (@CNNPolitics) December 22, 2022
“Dronët vdekjeprurës, të dërguar nga Irani në Rusi, janë bërë një kërcënim për infrastrukturën tonë strategjike. Dy terroristët (shtetet) kanë shkuar mirë me njëri-tjetrin dhe është vetëm çështje kohe para se të sulmojnë aleatët tuaj të tjerë”, paralajmëroi ai.
Presidenti ukrainas tregoi gjithashtu se nuk do të ndalet së kërkuari për t’i dhënë më shumë armatim dhe armë të rënda vendit të tij. “Ne kemi artileri, po”, deklaroi ai, duke shtuar: “A mjafton? Sinqerisht, jo.” Ai theksoi gjithashtu se “ushtarët ukrainas mund të trajtojnë shumë mirë vetë tanket dhe avionët amerikanë”, një referencë për pajisjet që Uashingtoni deri më tani ka refuzuar t’i japë Kievit.
Në fund të fjalës së tij, Zelensky iu drejtua kryetares në largim të Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe Zëvendës Presidentes së SHBA Kamala Harris, të cilat kryesonin këtë seancë speciale.
“Kur isha në Bakhmut dje, heronjtë tanë më dhanë flamurin, flamurin e tyre, flamurin e atyre që mbrojnë Ukrainën, Evropën dhe botën me jetën e tyre” , tha ai përpara se t’i dorëzonte flamurin ukrainas Pelosit dhe Kamala Harris.