Në një video-mesazh të enjten mbrëma, duke shënuar 400 ditë nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Presidenti Zelensky vlerësoi forcat e armatosura të vendit të tij për luftën e tyre.
“Heroizmi i ukrainasve do të mbetet i paharrueshëm në të gjithë botën”, theksoi ai.
Të lidhura
None found
“Ne nuk do të lëmë asnjë gjurmë të Rusisë në tokat tona dhe nuk do ta lëmë armikun të mbetet pa u ndëshkuar”, u zotua ai.
“Le të bëjmë gjithçka që të vijë dita më shpejt që të mund t’ju falënderoj, të dashur ukrainas, për fitoren tonë”, përfundon presidenti Zelensky në mesazhin e tij. /albeu.com
