Ukraina është e gatshme të pranojë një status neutral si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, tha të dielën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë me gazetarët e pavarur rusë.
“Garancitë e sigurisë dhe statusi neutral, jo-bërthamor i shtetit tonë. Ne jemi të gatshëm ta pranojmë këtë. Kjo është pika më e rëndësishme,” tha Zelensky.
Zelensky u tha gazetarëve se, “kjo ishte pika e parë parimore për Federatën Ruse, siç më kujtohet. Dhe me sa mbaj mend, ata e filluan luftën për këtë.”
Çdo marrëveshje duhet t’i vihet popullit ukrainas në një referendum, tha ai. Por Zelensky theksoi edhe një herë dëshirën e tij për të arritur një marrëveshje konkrete paqeje.
“Pra, kjo klauzolë është një klauzolë garancie sigurie për Ukrainën. Dhe duke qenë se ata thonë se është edhe për ta, është e kuptueshme për mua dhe po diskutohet. Është e thelluar, por unë jam i interesuar të sigurohem që të jetë jo vetëm një copë letër tjetër. Pra, ne jemi të interesuar që ai dokument të kthehet në një traktat serioz për t’u nënshkruar”, tha Zelensky.
Ai gjithashtu tha se “çështjet e Donbasit dhe Krimesë duhet të diskutohen dhe zgjidhen” në bisedimet e paqes.
Komentet e Zelensky vijnë pasi presidenca turke tha se raundi tjetër i bisedimeve midis delegatëve rusë dhe ukrainas do të mbahet në qytetin turk të Stambollit, tw martwn.
Më herët, Zelensky u tha gazetarëve rusë se do të refuzonte të ulej me negociatorët rusë nëse ata kërkojnë të diskutojnë vetëm “denazifikimin” e Ukrainës. Ai tha se Ukraina nuk do të diskutojë fare termat “denazifikim” dhe “çmilitarizim” gjatë bisedimeve me Rusinë./albeu.com