Trupat ukrainase janë përfshirë në luftime intensive pranë qytetit lindor të rëndësishëm strategjik të Bakhmut, të cilin Rusia po përpiqet ta marrë, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky.
Megjithëse trupat ukrainase kanë rimarrë mijëra milje katrore tokë në ofensivat e fundit në lindje dhe jug, zyrtarët thonë se përparimi ka të ngjarë të ngadalësohet sapo forcat e Kievit të përballen me rezistencë më të vendosur.
Forcat ruse janë përpjekur vazhdimisht të marrin kontrollin e Bakhmutin, i cili ndodhet në një rrugë kryesore që të çon në qytetet Sloviansk dhe Kramatorsk.
Të dyja ndodhen në rajonin e Donbasit, të cilin Moska ende nuk e ka marrë plotësisht.
“Ne po mbajmë pozicionet tona në Donbas, veçanërisht në drejtimin Bakhmut, ku tani është shumë, shumë e vështirë, luftime shumë të ashpra”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës.
Udhëheqësi ukrainas përsëriti një thirrje për aleatët perëndimorë që të ofrojnë sasi më të mëdha të sistemeve anti-ajrore./albeu.com