Zelensky thirrje botës: Ndaloni eksportet dhe importet me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka dalë në një deklaratë për media, dhe i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar të bojkotojë eksportet ruse. Gjithashtu ai kërkoi një bojkot të furnizimit në Rusi.

“Nëse nuk duan të respektojnë rregullat e qytetëruara, nuk duhet të marrin mallra dhe shërbime as nga qytetërimi. Le t’i ushqejë lufta”, tha Zelensky.

Ai gjithashtu u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të dërgojnë avionë në Ukrainë për t’i përdorur forcat e tij ajrore.


Shtuar 7.03.2022 17:21