Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pasi tha se nuk kishte asnjë dyshim se raketat që goditën Poloninë nuk ishin ukrainase, është ndalur dhe te bisedimet e paqes me Rusinë.
Ai tha se Rusia nuk i ka bërë asnjë ofertë Kievit për bisedime paqeje.
“Ata nuk komunikojnë me ne”, shtoi Zelensky.
Kujtojmë se komentet e Zelenskyt në lidhje me sulmin në Poloni, erdhi pasi Polonia dhe NATO thanë se vendi ishte “ndoshta” i goditur nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase, por nuk ka “asnjë tregues” se ishte një sulm i qëllimshëm./albeu.com