Presidenti ukrainas ka refuzuar ftesën e presidentit rus Vladimir Putin për bisedime në Bjellorusi.
Ky refuzim vjen pas një deklarate të Rusisë se një grup delegatësh kishin mbërritur në Minsk për bisedime me Ukrainën.
Zelenskiy tha se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.
Megjithatë, ai po e lë të hapur derën për negociata në vende të tjera.
“Nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga territori juaj, ne mund të bisedonim në Minsk… qytetet e tjera mund të përdoren si vend për bisedime.
Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku-ua kemi ofruar rusëve. Çdo qytet tjetër do të na përshtatet gjithashtu – në një vend, nga territori i të cilit nuk lëshohen raketa ndaj nesh.
Vetëm kështu negociatat mund të jenë të ndershme dhe mund t’i japin fund luftës”, tha ai.