Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur me Papa Françeskun dhe ka sugjeruar se Vatikani mund të luajë një rol ndërmjetësues në përfundimin e luftës me Rusinë.
Në një postim në Twitter, Zelensky tha se i tha Papës “situatën e vështirë humanitare” dhe se si korridoret e shpëtimit po bllokoheshin nga trupat ruse.
Zelensky shtoi: “Roli ndërmjetësues i Selisë së Shenjtë [juridiksionit të Papës] për t’i dhënë fund vuajtjes njerëzore do të vlerësohej.”
Kjo vjen pasi Zelensky tha të hënën se Jerusalemi mund të jetë potencialisht një vend për bisedimet e ardhshme të paqes të nivelit të lartë midis Ukrainës dhe Moskës.
Talked to @Pontifex. Told His Holiness about the difficult humanitarian situation and the blocking of rescue corridors by Russian troops. The mediating role of the Holy See in ending human suffering would be appreciated. Thanked for the prayers for Ukraine and peace. pic.twitter.com/wj4hmrTRGd
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 22, 2022