Zelensky: E gjithë Europa është në objektiv të agresionit rus

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë fjalimit të tij të shtunën vona ka thënë se agresioni rus nuk është i kufizuar vetëm në Ukrainë, por se e gjithë Europa është në objektiv.

Zelensky i kërkoi Perëndimit të vendosë një embargo të plotë ndaj produkteve ruse të energjisë dhe të furnizojë Ukrainën me armë shtesë.

Ai tha se përdorimi i forcës nga Rusia ishte “një katastrofë që në mënyrë të pashmangshme do t’i godasë të gjithë”.

Zelensky u shpreh gjithashtu se Ukraina është gati për një betejë të ashpër, pasi forcat ruse po grumbulloheshin në lindje të vendit.

“Kjo do të jetë një betejë e vështirë, ne besojmë në këtë luftë dhe fitoren tonë. Ne jemi të gatshëm të luftojmë njëkohësisht dhe të kërkojmë mënyra diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte”.

Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak tha se presidenti Zelensky dhe presidenti rus Vladimir Putin nuk do të takohen derisa Rusia të mposhtet në lindje./albeu.com


Shtuar 10.04.2022 07:23