Zelensky: Do të shkoj në Krime për të parë detin, pas fitores ndaj rusëve

Volodymyr Zelensky po planifikon një vizitë në Krime, pas çlirimit të saj nga rusët,  “për të parë detin”, siç tha ai, duke shkaktuar reagime nga administrata ruse e gadishullit ukrainas.

Duke folur për një rrjet televiziv çek, Zelensky tha se “Unë do të shkoj në Krime. Unë me të vërtetë dua të shoh detin”, në përgjigje të një pyetjeje se çfarë do të bëjë ai pas fitores së Ukrainës ndaj Rusisë.

Kur u pyet “kur do të ndodhë kjo”, Zelensky tha, “Epo, jo në dimër. Çfarë mund të bëhet në det në dimër? Do të shkoj atje kur të jetë më ngrohtë” për të plotësuar “do të arrijmë te fitorja, shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti”.

Kësaj deklarate të presidentit ukrainas, një zyrtar i administratës sw Krimesë iu përgjigj me ironi. Konkretisht, Oleg Kiritskov i premtoi Zelenskyt se “një qeli pranë detit do ta presë” kur të mbërrijë në Krime.

“Qendrat e paraburgimit që kemi nuk janë më shumë se 100 kilometra larg detit. Për më tepër, ekziston një qendër e mirë penitenciare në Kerch, e cila nuk është shumë larg as nga Deti i Zi dhe as nga Deti Azov. Aty do ta presë një qeli”, ka komentuar Kiritskov./albeu.com


Shtuar 2.11.2022 16:16