Zbulohet vendbanim 9000-vjeçar në Turqi

Agjencia Anadolu ka raportuar gjurmët e një vendbanimi i cili daton 9300 vjet më parë.

Venbanimi është zbuluar në vendin e Tumës Sircalitepe, e cila ndodhet në Turqinë qendrore.

Arkeologia Semra Balci e Universitetit të Stambollit dhe kolegët e saj kanë nxjerrë vegla, kocka, rruaza dhe zbukurime të tjera nga tuma.

Anëtarët e ekipit identifikuan gjithashtu një zonë ku obsidiani, me siguri me burim në rajonin e afërt vullkanik të Kapadokisë, ishte formësuar në vegla.

“Asnjë vend tjetër nuk është gërmuar deri më tani me një zonë pune dhe vendbanim obsidian së bashku,” pohoi ajo.

*Obsidiani- Obsidiani është një gur gjysmë i çmuar që mban të gjithë fuqinë e kozmosit.


Shtuar 11.09.2022 15:19