Zbulohet partnerja misterioze e DJ Geek

DJ-i i njohur shqiptar, DJ Geek, ka festuar javën e kaluar ditëlindjen e tij në një mbrëmje të mbushur me muzikë, miq dhe surpriza, një event që nuk kaloi pa u komentuar në rrjetet sociale.

Postimet e tij nga festa tërhoqën menjëherë vëmendjen e ndjekësve, por një fotografi e veçantë bëri që fansat të spekulonin për jetën e tij private.
Në imazhin e publikuar nga vetë DJ Geek, ai shfaqej i përqafuar me një vajzë misterioze, duke lënë të kuptohet qartë se artisti është tashmë i dashuruar.

Megjithëse Geek nuk e ka zbuluar identitetin e partneres së tij, burime të sigurta për Prive By Liberta Spahiu kanë konfirmuar se vajza që i ka rrëmbyer zemrën është Olsa Berani.

Kjo lidhje e re vjen pas një periudhe kur DJ Geek ka qenë më i rezervuar për jetën e tij private, duke u përqendruar kryesisht te muzika dhe projektet artistike.


Shtuar 20.09.2025 23:14