Zbulohet një varr masiv në Përmet, kreu i shoqatës së ish të Përndjekurve: Janë viktima të diktaturës

Në Përmet është zbuluar një varr masiv me viktima të diktaturës komuniste.

Një sipërfaqe prej afro 100 metra katrore është zbuluar nga firma ndërtuese e cila po merret me shtrimin e rrugës në lagjen e re të Përmetit.

Pas zbulimit të tyre, firma ndërtuese ka informuar autoritetet policore dhe këta të fundit kanë rrethuar zonën.

Në lidhje me këtë varr masiv, kreu i Shoqatës Anti-komuniste të të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika, ky vend ka shërbyer për ekzekutimin e disidentëve dhe kundërshtarëve të regjimit komunis. Sipas tij ka qenë hapësirë e Ministrisë së Punëve të Brendshme./albeu.com


Shtuar 15.07.2021 12:41