Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksionin antidrogë në Tiranë.
Kontrolle janë zhvilluar në Qerekë të Fushë Krujës, te Kodra e Diellit 2 dhe në disa vila në bregdet.
Sipas të dhënave të policisë bëhet fjalë për sasi të mëdha kokaine që ka trafikuar grupi. Është gjetur laborator droge në fshatin Qerekë. Ndërsa te ‘Kodra e Diellit 2’ ne Tirane po kryhen kontrolle, pasi dyshohet se në një vendndodhje ka lëndë narkotike.
Deri ne këto momente jane arrestuar mbi pesë persona, por ende nuk janë bërë të ditur emrat e tyre.
Prokurori qe ka hetuar rastin është zv/drejtuesi i SPAK, Adnand Xholi i cili është koordinuar dhe me autoritet Spanjolle, pasi grupi i shqiptarëve vepronte dhe në disa zona të Spanjës.
Ja cfare deklaron gazetarja Sara Demushi nga Euronews Albania.
“Për rreth 1 orë forcat operacionale kanë rrethuar zonën. Ajo që kemi mësuar deri në këto momente në formë jo zyrtare, bëhet me dije se ka disa persona të shoqëruar. Mbetet për tu parë në vijim sa u përket këtyre personave. Forcat e policisë kanë mbërritur rreth orës 19:00, ndërsa kanë qendruar në zonë për rreth një orë.
Nga ajo që kemi mundur të mësojmë deri në këto momente bëhet fjalë për një operacion të policisë së shtetit në bashkëpunim me organet ligjzbatuese shqiptare dhe ndërkombëtare. Ndër të tjerat bëhet me dije se personat që janë shoqëruar ditën e sotme kanë bashkëpunuar me grupe të huaja kriminale”,-tha Sara Demushi.
Një aksion antidrogë po zhvillohet nga Forcat Operacionale në Tiranë. Sipas informacioneve policia ka rrethuar zonën te “Kodra e Diellit 2”.